Fatma Methasani ka zbuluar së fundmi në rubrikën “B.E Caffee” disa të pathëna për lidhjen me shefin e kuzhinës Alfio Rrotani. E pyetur se cilat janë gjërat që ajo urren te partneri i saj, prezantuesja e “Fun Day” ka zbuluar dy prej tyre.
“Gërhet shumë dhe i shikon filmat gjithmonë me titra italisht, unë nuk e di mirë italishten. Kaq, se po thashë edhe të tretën pastaj, i bie të ndahemi”– ka treguar Fatma duke qeshur.
Kujtojmë se Fatma dhe Alfio e bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë vitin e kaluar, ndonëse kishin dy vjet që i fshiheshin vëmendjes mediatike.
Etiketa: Alfio Rrotani, Fatma Methasani