Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur për emisionin Pressing të T7, rreth asaj se iu përmend emri në aktakuzën e lëshuar për media nga Gjykata Speciale.
Limaj është shprehur i bindur se nuk është i akuzuar. “Unë në Hagë kur jam akuzuar, janë lexuar 50-60 emra të ndryshëm të pjesëtarëve të ndryshëm të UÇK-së”, ka thënë Limaj në Pressing.
Më tej, ai tregoi se ishte duke udhëtuar kur iu komunikua lajmi se është akuzuar nga Specialja, e që doli të jetë keqinformuar.
“Isha në rrugë, më thirrën në telefon e më thanë se ke aktakuzë nga Specialja”, ka thënë Limaj.
LEXO EDHE:
Gjykata Speciale: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për vrasje
1
Etiketa: Akuzat, fatmir limaj, Specialja