Aktualitet

‘Gërdeci/ Fatmir Mediu në dorë të SPAK, zbardhet vendimi i GJKKO














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:10 - 12/10/21 |
mapo.al

Përmes një vendimi të marrë më 24 shtator, GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë dhe të familjes Durda për gjykim të Fatmir Mediut.






Vendimi është marrë në apelin e GJKKO e cila ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të shkallës së parë.


Ndërkohë sot është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.







Gjykata shprehet se afatet e parashkrimit janë respektuar sepse Mediu është marrë i pandehur që në vitin 2009.




Në vendim thuhet se pengesa e imunitetit në atë kohë ishte e përkohshme dhe rënia e këtij kushti i hap rrugën gjykimit.



Ndër të tjera në vendimin e gjykatës thuhet se “Nuk është gjë e gjykuar. Afatet e parashkrimit janë respektuar se është marrë i pandehur që në vitin 2009. Pengesa e imunitetit ishte përkohshme. Rënia e kushtit për pasur imunitet konsiderohet fakt i ri që hap rrugën e gjykimit”.

Gjykata e Posaçme vendosi që të rihapë çështjen “Gërdeci”, duke nisur rigjykim për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin në mars të 2008 ku humbën jetën 26 persona.

SPAK iu drejtua në muajt e parë të vitit Gjykatës së Lartë me kërkesën për revokimin e vendimit të 2009 që pushoi çështjen ndaj Mediu me arsyetimin se nuk mund të gjykohet pasi ishte me imunitet.

1


Etiketa: , ,

Pas