Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ishte në seancën e sotme në Kuvend.
Opozita kërkoi praninë e tij, duke bllokuar sërish seancën.
Por mësohet se Xhafaj ka qenë në zyrën e tij.
Raportohet se ai ka pritur ambasadorin amerikan, Donald Lu.
Ende nuk ka detaje nga ky takim, që vjen në momente tensioni në politikën shqiptare.
Takimi ka zgjatur më shumë se 30 minuta.
Siç duket edhe nga fotot e LSA-se, në përfundim të takimit, Lu dhe Xhafaj kanë dalë së bashku nga Ministria e Brendshme, madje kanë lëvizur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me makinën e ambasadorit.