Wednesday, February 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Teatri Kombëtar, Lubonja ka disa pyetje për Luigi Sorecën

by mapo.al
29/07/2019
in Aktualitet, Politika
0

Për analistin Fatos Lubonja, politika shqiptare po ndikon gjithnjë e më tepër negativisht njerëzit. Duke atakuar disa prej vendimeve të mbrapshta, sipas tij, të qeverisë, si tentativa për të prishur Teatrin Kombëtar dhe ndërtuar aty kulla shumëkatëshe, Lubonja tha se çdo ditë që kalon kjo politikë po sjell efekte të padëshiruara te qytetarët.

“Politika na e ka sjellë në majë të hundës. Njerëzit duhet të pushojnë tani. Edhe unë nuk do të doja të isha këtu. Tani del kjo puna e Teatrit për ta shembur. Dhe pse, për të ndërtuar aty gjashtë kulla”, u shpreh Lubonja.



Analisti i njohur këmbëngul se Teatri është një aferë korruptive ku sipas tij janë përfshirë pushtetarët më të rëndësishëm të vendit. Lubonja tha se po shkatërrohet trashëgimia kulturore për të ngritur kulla. “Unë kam një kohë të gjatë që e njoh këtë problem. Ashtu siç prishi stadiumin, ku edhe ai kishte vlerat e veta, Rama kërkon të shembë Teatrin. Në Itali është stadiumi i Firences, “Artemio Franchi” quhet, i ndërtuar që në vitin 1930 dhe nuk guxon kush ta prekë atë. Është stadium i ndërtuar në shekullin XX“, tha shtoi Fatos Lubonja.

Ai ka reaguar edhe ndaj deklaratave të ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, duke iu drejtuar këtij të fundit me disa pyetje. “Lexova sot dhe një prononcim të Sorecës që e reduktonte çështjen në thjesht procedura tenderësh dhe thoshte është politizuar shumë. Unë mendoj që pikërisht politizimi është i rëndësishëm. Çdo gjë është politikë dhe ne bëjmë politikë. Edhe ata aktorë që rezistojnë bëjnë politikë dhe ata të tjerët, dhe opozita dhe Edi Rama bën politikë. Problemi është se për çfarë politikash bëhet fjalë dhe si bëhen këto politika. Teatri i parë si test i mënyrës se si bën politikë Edi Rama me Erion Veliajn, është një test që e nxjerr në një dritë shumë të errët. Do doja t’i jepja një përgjigje Sorecës, padyshim është politikë por ju për çfarë jeni aty në qoftë se jeni? Nuk vëreni ju çuditërisht që ky njeriu në krye të Kryeministrisë bëri një ligj të posaçëm dhe nuk flet kjo për mënyrën se si bëhen ligjet ‘ad personam’ në përgjithësi. A nuk vërejnë këta se si u hoq mënjanë nëpërmjet këtij ligji dhe këshilli bashkiak? A është një tregues se si demokracia degradon në funksion të pushteteve të disa personave?

Këta shikojnë që ka një president që bën 7-8 pika të arsyetuara? Teatri është një test…nuk po flas për shkatërrimin e monumenteve të kulturës, shkatërrohet trashëgimia jonë kulturore për të ngritur disa kulla. Këta nuk i shikojnë dhe thonë se kjo u bë lufta Basha-Rama. Duhet të shikojnë se tek e fundit janë këta që thonë i ka plotësuar ose jo standardet Shqipëria. Këtu ka një problem ose janë të korruptuar, ose të paditur, të painformuar dhe e treta le të mos merren me punët e shqiptarëve”, deklaroi Lubonja.

Ai theksoi se kjo nuk është çështje artistësh dhe se vlera e një qyteti është tek shtresëzimi historik i tij. Për Lubonjën, amortizimi i Teatrit është forma që ka gjetur Rama për të mashtruar. “Tirana nuk ka nevojë për një teatër, ka nevojë për 10. E kanë lënë të parestauruar. Amortizimi është forma që ka gjetur Rama për të mashtruar. Shiko si e ka bërë në krahun tjetër, i ka dhënë një pamje normale. Supozojmë që duhet shkatërruar po ato 6 kulla nga mbrapa për çfarë duhen? Trashëgimia nuk vlerësohet pikërisht nga e gjithë kjo propagandë mashtruese”, deklaroi Lubonja.

Tags: Fatos LubonjaLuigi SorecaTeatri Kombetar

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Next Post
Njihuni me bimën që heq dëshirën për të pirë duhan

Njihuni me bimën që heq dëshirën për të pirë duhan

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In