Arkiva

Fatura 1 miliard, dhe vrimat e zeza të ekonomisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:07 - 27/01/20 |
mapo.al

Banesat e dëmtuara janë ndarë në tri kategori. Ato që janë dëmtuar rëndë, dëmtime të mesme dhe dëmtime të lehta. Për banesat me dëmtime të rënda, janë grupet e ekspertëve që do të vendosin, nëse kanë dëmtime në strukturë dhe do të mbeten në këmbë apo do të shemben.


Ndërsa në dy rastet e tjera, pra me dëmtime mesatare dhe të lehta do të procedohet sipas rasteve. Siç e theksuam, nga të dhënat zyrtare deri më datë 4 dhjetor janë evidentuar rreth 11 mijë banesa e pallate të dëmtuara ku numrin më të madh e mban kryeqyteti. Për shembull vetëm në Tiranë rezultojnë 461 pallate të dëmtuara rëndë, nga 558 në total.


Por më shumë se 90% e tyre kanë nevojë për riparime, ndërkohë që më shumë se 50% janë ndërtime të para viteve ‘90. Në fakt, ekziston një hipotezë sipas të cilës, qeveria kërkon që me anë të kësaj fature të fryrë të mbyllë vrimat në ekonominë vendase të cilat kanë ardhur si pasojë e keqmenaxhimit apo dhe e korrupsionit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.


Ndoshta dhe deklaratat e Ramës dhe Ahmetajt këtë synojnë, kur flitet për ndikimin e tërmetit në ekonomi. Gropa në tatime apo shkëmbimin e mallrave, PPP-të që vazhdojnë të gërryejnë buxhetin e të tjera si këto janë shifra marramendëse të cilat vetëm me një shifër të tillë mund të mbulohen.


Nga ana tjetër, duke qenë se për pasojat do duhet të paguajmë të gjithë, qeverisë i lind detyrë të bëjë transparencën në lidhje me mënyrën e shpërndarjes së fondeve por edhe emrat e kompanive që do të operojnë për rindërtimin, që mos ndodhë si me tenderat e rrugëve dhe shesheve që gjithmonë fitojnë kompanitë ose firmat pranë kryeministrit apo kryetarit të Bashkisë.



Etiketa: ,

Pas