Kryesore

Fatura e lartë e koncesioneve, PPP-të i kushtojnë buxhetit të shtetit 137 mln dollarë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:17 - 21/09/20 |
mapo.al

Koncesionet i kanë kushtuar buxhetit të shtetit vitin e kaluar 13,7 miliardë lekë ose rreth 137 milionë dollarë. Në raportin e buxhetit faktik 2019, dorëzuar në Kuvend nga Ministria e Financave, theksohet se nga 14 kontrata koncesionare me partneritet publik privat, me mbështetje buxhetore u bënë pagesa për një periudhë 12-mujore për 10 prej tyre, ndërsa për 4 kontrata nuk u krye asnjë pagesë.


Tabela e detajuar tregon se projektet e financuara janë ato të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, rruga e Arbrit, rruga Milot-Morinë, shërbimi i skanimit në dogana, check up, dizifektimi i sallave kirurgjikale dhe ofrimi i shërbimit të dializës.


Ndërsa projektet që nuk u financuan, pasi u mor vendimi nga qeveria për shtyrjen e tyre janë porti i jahteve Orikum -Dukat, rruga Milot-Balldren, ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore dhe ndërtimi i shkollave të arsimit parauniversitar në bashkinë e Tiranës.



Sipas një rregulli buxhetor të vendosur nga parlamenti, shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen për kontratat koncensionare nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Ministria e Financave vlerëson se për vitin 2019 ky rregull është respektuar, pasi pagesat e bëra nga buxheti në shumën e 13.7 miliardë lekëve janë në nivelin e 3.27% të të ardhurave.


Gjithsesi, këto pagesa në vlerën e rreth 137 milionë dollarëve mbeten ende të larta për një buxhet si ai i Shqipërisë, që vitin e kaluar u godit jo pak nga tërmetet dhe kur më herët ka shënuar një performancë të dobët në mbledhjen e të ardhurave./ A2 CNN



Etiketa: ,

Pas