Aktualitet

Fatura e Maznikut, Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:29 - 03/09/19 |
mapo.al

Pas deklaratës së Partisë Demokratike dhe denoncimeve te forta ne media, se, Prokuroria duhet të niste hetimet ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku, organi i akuzës është vënë në lëvizje. Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar asaj të Tiranës për të siguruar të dhëna mbi përfitimin e paligjshëm për Maznikun, pas publikimit në media se kompania Fusha shpk, i ka paguar një faturë hoteli 908 euro nata, gjatë një vizite në Barcelonë.


Në një shkresë zyrtare drejtuar Prokurorisë së Tiranës, janë dërguar për vlerësim ligjor të dhënat e publikuara nga mediat online.



“Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media, ju dërgojmë për vlerësim ligjor të dhëna të printuara nga media online ku përfshihen dyshime në lidhje me përfitimin në mënyrë të parregullt të dhuratave prej funksionarit të administratës publike, shtetasit Arbi Mazniku,“-shkuhet në letrën zyrtare.



Shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar asaj të Tiranës

Më herët Partia Demokratike u shpreh përmes zëdhënëses Ina Zhupa, se duke përfituar nga Fusha shpk, Mazniku ka ndikuar në dhënien e tenderëve të Bashkisë së Tiranës kësaj kompanie të cilat në katër vite llogariten 40 mln euro.

LEXO EDHE:

I pagoi hotelin Maznikut, PD: Fusha shpk, 40 mln € tenderë në 4 vite


Etiketa: , , , , ,

Pas