Aktualitet

Faturat online, bizneset: Afati i zbatimit, i pamjaftueshëm






               Publikuar në : 12:50 - 05/08/19 |
mapo.al

Afati i fillimit të zbatimit të sistemit të ri elektronik në vitin 2020 është i pamjaftueshëm për bizneset. Ky është qëndrimi i Konfindustrisë lidhur me nismën e fundit të qeverisë, sipas të cilës, duke nisur nga viti i ardhshëm të gjithë bizneset do t’i deklarojnë faturat elektronikisht.


Industrialistët shprehin shqetësimin mbi kategoritë e subjekteve që do të përfshihen në sistemin e ri, duke e cilësuar të papranueshme mungesën në relacionin e projektligjit të kostos që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit kjo nismë.

Konfindustria vlerëson se bizneset duhet të njohin paraprakisht të gjitha kostot e plota financiare para nisjes së zbatimit të këtij projekti, që do të nisë fillimisht testimin te një pjesë e bizneseve në muajin tetor.


Etiketa: , ,

Pas