Aktualitet

Faturimi elektronik/Basha: Biznesi i vogël do paguajë për Olsi Ramën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:49 - 05/08/19 |
mapo.al

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë takimit me strukturat e PD-së në Fushë-Krujë ka akuzuar Kryeministrin se pas ligjit për faturimin elektronik fshihet një mega-aferë, ku është përfshirë i vëllai Olsi Rama.


“Hajduti psiqik i është vërsulur biznesit të vogël për t’i marrë edhe qindarkën e fundit me aferën e sistemit të ri të faturimit të biznesit. Përmes këtij sistemi do të nxjerrë jashtë përdorimit 140 mijë kasa fiskale dhe do të detyrojë biznesin e vogël t’i paguaje Olsi Ramës dhe këshilltarit kroat të Ramës 50 deri në 110 Euro për çdo biznes. Kjo zhvatje e re bëhet për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Hajdutit Psiqik, ndërkohë që oligarkëve u fali dividentin, bregdetin, naftën, mineralet, lumenjtë dhe pyjet”- u shpreh  Basha.



Më tej ai tha se Rama ka mbledhur rreth vetes një grusht njerëzish që po zhvasin popullin.
“Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën. Nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë”- theksoi kreu i PD.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas