Aktualitet

Fauci kundër rihapjes së SHBA: Do shkaktohen vdekje të kota





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:20 - 12/05/20 |
mapo.al

Rikthehet sërish në vëmendje Anthony Fauci, virologu i task forcës së Shtëpisë së Bardhë, për koronavirusin, i cili pritet të raportojë në senat lidhur me situatën e emergjencës.


Siç raporton New York Times, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Amerikë, i kthyer në ikonë edhe prej distancës së marrë me Presidentin Donald Trump, do të lëshojë kritika të ashpra lidhur me rihapjen e aktivitetit ekonomik që sipas tij mund të shkaktojë “vdekje dhe vuajtje të kota”.


Fauci do të jetë një nga katër ekspertët që do të dëgjohen në komisionin e Shëndetësisë, në Senat.


Pas tij do të raportojë Robert Redfield, drejtor i Centers for Disease Control and Prevention dhe Stephen Hahn, komisar i Food and Drug Administration (Fda) si dhe Brett Giror, asistent sekretar i departamentit të shëndetësisë.


“Nëse kapërcehen kontrollet e parashikuara për të rihapur Amerikën, atëherë rrezikohen disa vatra të nxehta. Kjo gjë do të sillte vdekje të kota”, tha ai.

Raportimi i fundit i Fauci në Kongres, daton në muajin mars, para mbylljes së Amerikës.


Etiketa: , , ,

Pas