Aktualitet

Fauci paralajmëron një mbyllje të dytë: Pandemia do përkeqësohet në vjeshtë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:47 - 12/09/20 |
mapo.al

Imunologu i famshëm amerikan, Dr. Anthony Fauci, paralajmëron se gjatë muajve të ftohtë që na presin, situata e pandemisë do të përkeqësohet.





Sipas tij koronavirusi nuk do të largohet prandaj duhet të rishikohen dhe njëherë masat e marra.


“Mendoj se duhet të ulim kokën dhe të shohim si do të kalojmë vjeshtën dhe dimrin sepse nuk do të jetë e lehtë. Vazhdoj të shoh kurbën dhe ndihem edhe më i dëshpëruar për faktin se asnëjherë nuk zbresim në pikën ku duam. Unë nuk flas për valë të dytë sepse jemi akoma në valën e parë të pandemisë. Është e vështirë të parashikosh në këtë pikë se çfarë roli do të luajë gripi në këtë pandemi. Unë mendoj se vetëm vaksina mund të na kthejë në normalitet”- tha ai.

Lexo edhe :  "Po vdesin shumë njerëz" - OBSH: Fundi i pandemisë është ende larg



Gjithashtu ai u shpreh se rritja e numrit të të infektuarëve ngre nevojën për të mbyllur përsëri SHBA-në mirëpo presidenti amerikan, Donald Trump përjashtoi një mbyllje tjetër.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të regjistrojnë 36 mijë raste me COVID-19 në ditë. Ndërsa më shumë se 6.6 mln banorë është numri i të infektuarve me virusin vdekjeprurës, nga të cilët kanë ndërruar jetë mbi 197 mijë, janë shëruar 3.9 mln, ndërsa 2.5 mln banorë janë raste aktive, prej të cilëve 14 mijë në gjendje kritike për jetën.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas