Në qoftë se zhvillohen zgjedhje parlamentare sot në Shqipëri, janë të gatshëm të votojnë për partitë aktuale rreth 170 mijë banorë të rritur më pak se sa në zgjedhjet e vjetshme.
Për PS-në do të votonin 48% e atyre që janë gati të votojnë sot; për PD-në 35%; për LSI-në 13%; për PDIU-në 3% (1% për partitë e tjera të vogla).
Kështu më rezultoi nga sondazhi elektronik i këtij muaji, në serinë e sondazheve që kam zhvilluar kohët e fundit për revistën Folloë Business Albania, e cila publikohet nga firma CROSG®.
Nga ekstrapolimi në rang kombëtar i të dhënave të këtij sondazhi dhe atij të majit, rezulton se PD-ja ka humbur 30 mijë votues, krahasuar me muajin paraardhës, ndërkohë që partitë e tjera kanë mbetur pothuaj në kuotat e muajit paraardhës.
Krahasuar me qershorin e 2017-ës, vetëm PD-ja ka një farë rrijtje, ndërsa partitë e tjera rezultojnë me rënie (shihni grafikun 1).
Vetëm 1/3 e të anketuarve duan që ministri Xhafaj të largohet nga qeveria. Nga ana tjetër, mbi gjysma e të anketuarve duan që ai të qendrojë (pjesa e mbetur ka opinion asnjëanës – shihni grafikun 2).
Shumica dërrmuese e të anketuarve që duan të qendrojë ministri Xhafaj kanë votuar vjet për partitë e mazhorancës, ndërkohë që shumica dërrmuese e të anketuarve që duan të largohet Ministri Xhafaj kanë votuar vjet për partitë opozitare.
Sondazhi u krye me 1280 të anketuar në rang kombëtar, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh është plus/minus 2.8%.
Grafiku 1