Aktualitet

FBI shqiptare nis punën javën tjetër, SHBA-BE: Do mbështesim 28 hetuesit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 07/05/21 |
mapo.al

Duke filluar nga java e ardhshme do të kemi edhe 28 hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si “FBI-ja” shqiptare.






SPAK njofton se janë këta kandidatë, të cilët kanë përfunduar trajtimin bazë.


“SPAK dëshiron të urojë 28 kandidatët për hetues, të cilët përfunduan me sukses muajin e parë të trajnimit bazë dhe duke filluar nga java tjetër do të emërohen zyrtarisht si hetues të BKH-së.





Rrugëtimi i tyre filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë muajit Tetor 2020 dhe ka përfshirë teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës”.



Me përfundimin e kësaj faze të parë, ne presim me padurim që ata të vijojnë me sukses fazat e mëtejshme të trajnimit, të cilat do të përfshijnë: “Trajnimin për Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës”; Trajnimin me Drejtorinë Italiane të Hetimit dhe Antimafias (DIA); si dhe Trajnimin me Byronë Federale të Hetimit SHBA-ve (FBI). SPAK, gjithashtu ju uron sukseset më të mira të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që kanë dorëzuar së fundi aplikimet e tyre për të qënë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”, thuhet në njoftimin e SPAK.


REAGIMI I AMBASADES AMERIKANE
Ndërkohë ka reaguar edhe ambasada amerikane, e cila në një njoftim teksa i uron suksese hetuesve të BKH, thotë se ata do të ndihmojnë për të cuar përpara reformën në drejtësi.

Lexo edhe :  SPAK kërkon dy vite burg për Adriatik Llallën, vendimi në 20 maj

“Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Delegacioni i BE në Tiranë
Pas ambasadës së SHBA reagoi edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca. 

“Urime për 28 hetuesit e BKH të emëruar sot pasi kaluan me sukses rekrutimin dhe trajnimin fillestar. SPAK (+BKH) tani mund të mbështetet në grupin e parë të hetuesve të specializuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në Drejtësi vazhdon”.

29


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas