Saturday, June 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

FBI thotë se ka zbuluar komplotin e ISIS për të vrarë ish-presidentin Bush

Komplotuesit synonin të vrisnin ish-presidentin Bush, sepse mendonin se ai ishte përgjegjës për vrasjen e shumë irakianëve dhe copëtimin e Irakut

by us er1
25/05/2022
in Bota, Kryesore
0

Byroja Federale e Hetimit thotë se ka zbuluar një komplot terrorist për të vrarë ish-presidentin Xhorxh W. Bush, në shenjë hakmarrjeje për luftën në Irak.

Shihab Ahmed Shihab, një azilkërkues irakian, i zbuloi planin një informatori të infiltruar të FBI-së, i cili gjithashtu e çoi të dyshuarin nëpër Dallas, për të mbikëqyrur shtëpinë dhe zyrat e Bushit.

Komplotuesit “dëshironin të vrisnin ish-presidentin Bush sepse mendonin se ai ishte përgjegjës për vrasjen e shumë irakianëve dhe copëtimin e të gjithë Irakut”, tha në dosje agjenti special i FBI-së, John Ypsilantis, një anëtar i Task Forcës së Përbashkët të Terrorizmit në Cincinnati.

Katër shtetas irakianë, dy prej të cilëve ishin ish-agjentë të inteligjencës, do të futeshin kontrabandë në SHBA nga Turqia, Egjipti dhe Danimarka, si pjesë e komplotit, tha agjenti i FBI-së. Plani përfshinte futjen e tyre në Meksikë dhe më pas kalimin e kufirit në Teksas.

Megjithëse Shihab nuk ishte anëtar i grupit militant të Shtetit Islamik, në urdhër-arrest thuhet se ai ofroi “mbështetje materiale për një organizatë të caktuar terroriste të huaj, veçanërisht ISIS”.

Shihab i kërkoi informatorit detaje rreth nivelit të sigurisë në shtëpinë e Bushit në Dallas dhe Crawford, tha agjenti i FBI. Në shkurt, informatori e mori Shihabin në aeroportin në Dallas dhe e ndihmoi atë ndërsa përdorte telefonin e tij për të regjistruar video të shtëpisë së Bushit, si dhe bibliotekës dhe zyrave në Institutin George W. Bush, sipas dosjes.

Shihab dyshohet se i tha informatorit “se ai donte të përfshihej në sulmin dhe atentatin aktual” dhe se “nuk i interesonte nëse vdiste, pasi do të ishte krenar që ishte përfshirë”. Ai gjithashtu pyeti se si të merrte simbole të rreme të FBI-së ose policisë, tha agjenti i FBI-së.

Bush javën e kaluar ringjalli polemika mbi luftën, kur ai pa dashje tha fjalën “Irak” në vend të fjalës “Ukrainë”, ndërsa kritikoi presidentin rus Vladimir Putin për një “pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal”./Përshtati Liberale.al

 

Tags: FBIGeorge BushISISvrasje

JU SUGJEROJME

Putin e krahason veten me Pjetrin e Madh, thotë se do të rindërtojë Perandorinë Ruse
Bota

Putin e krahason veten me Pjetrin e Madh, thotë se do të rindërtojë Perandorinë Ruse

11/06/2022
E gjunjëzoi dhe e qëlloi në kokë, kamerat filmojnë vrasjen e shqiptares
Aktualitet

E gjunjëzoi dhe e qëlloi në kokë, kamerat filmojnë vrasjen e shqiptares

11/06/2022
Darka e Selanikut, a po i afrohen njohjes së Kosovës Serbia dhe Greqia?
Aktualitet

Darka e Selanikut, a po i afrohen njohjes së Kosovës Serbia dhe Greqia?

11/06/2022
U plagos 4 vite më parë, 67-vjeçari gjendet i masakruar në vendin e punës
Aktualitet

U plagos 4 vite më parë, 67-vjeçari gjendet i masakruar në vendin e punës

11/06/2022
Next Post
Organizatori italian i FanZone: Marash Kumbulla, i rëndësishëm për Romën

Organizatori italian i FanZone: Marash Kumbulla, i rëndësishëm për Romën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Putin e krahason veten me Pjetrin e Madh, thotë se do të rindërtojë Perandorinë Ruse
  • E gjunjëzoi dhe e qëlloi në kokë, kamerat filmojnë vrasjen e shqiptares
  • Darka e Selanikut, a po i afrohen njohjes së Kosovës Serbia dhe Greqia?
  • U plagos 4 vite më parë, 67-vjeçari gjendet i masakruar në vendin e punës
  • Sherr masiv mes të rinjve në Vlorë, plagosen rëndë 3 persona



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In