Federata Ruse e Futbollit nuk paguan prej 5 muajsh rrogën e trajnerit të ekipit përfaqësues, italianit Fabio Capello, e cila është afro 7 milionë euro në vit (Kapelo konsiderohet si timonieri më i paguar në botë). “Federata Ruse nuk ka të ardhura për të paguar rrogën e Kapelos”, – është shprehur anëtari i komitetit ekzekutiv të Federatës Ruse, Serguei Stepachine. Problemet kanë nisur nga përballja Rusi – Kore e Jugut. “Kur është nënshkruar kontrata ka patur burime financimi, por aktualisht situata është e rënduar”, – theksoi ai. Sipas Stepachine-s, situata shpresohet që të zgjidhet deri më 15 nëntor, ditën e ndeshjes së Rusisë ndaj Austrisë për eliminatoret e ‘Euro-2016’. Fabio Capello, ish-timonieri i Anglisë, është caktuar më 2012-ën në krye të ekipit të Rusisë.