Aktualitet

Federata spanjolle merr vendimin: Ja kur fillon La Liga





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:10 - 29/05/20 |
mapo.al

Federata spanjolle e futbollit ka marrë vendimin për të rinisur La Liga-n. Kampionati spanjoll fillon në 11 qershor dhe përfundon në datën 19 korrik.


Ndeshjet e mbetura do të luhen brenda një kalendari prej 38 ditësh.


Konfirmimi ka ardhur nga presidenti Javier Tebas.


“La Liga rinis më 11 qershor. Po punojmë që gjithçka të jetë gati”, ka thënë ai, ndërsa më pas i është përgjigjur edhe atyre që ishin kundër rikthimit të futbollit iberik.


“Ka shumë demagogji. Janë thënë shumë gjëra, madje që jemi edhe pa shpirt. Por njerëzit duhet ta kuptojnë që futbolli është një industri shumë e rëndësishme. Gjeneron 1.37 përqind të prodhimit të brendshëm bruto dhe ka të regjistruar më shumë se 185 mijë të punësuar”, ka vijuar numri një i Ligës.

Sipas programit, kampionati spanjoll riprezantohet më 11 qershor me derbin Betis-Sevilla, teksa do të luhen edhe minutat e mbetura të sfidës në Ligën 2, Rayo Vallecano-Albacete, e cila u ndërprje në fushën e lojës.

Kalendari i La Liga parashikon një tur force me 38 ditë pa ndërprerje, ndërsa skuadrat do të zbresin në fushë çdo 72 orë për të mbyllur sezonin në datën 19 korrik.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas