Fedez para pak javesh iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor neuroendokrin në pankreas, i cili mesa duket ka ndikuar edhe në lidhjen e këngëtarit me paratë.
“Para se të kisha kancer, kisha një objektiv parash, ishte dyqind milionë euro. Tani nuk më intereson më: është një objektiv që nuk ka më kuptim dhe a e dini pse?
Sepse supozoni se arrin në 200, atëherë dëshironi gjithmonë më shumë, pastaj është 300, pastaj 400. Pastaj arrin miliardën dhe në çdo rast kupton që nuk është ky qëllimi final”, ka thënë së fundmi Fedez.
“Sëmundja ka ndryshuar marrëdhënien time me paranë”, ka shpjeguar ai më tej, duke theksuar se paratë nuk i konsideron më si qëllim, por si mjet.