Ndërkohë që prisnim që të angazhonte një ekip specialistësh për t’i krasitur ca programe shkollore nga ca budallallëqe që u injektohen nxënësve, kryeministri Rama shfrytëzoi një aktivitet festiv fetar për të folur rreth projektit të qeverisë së tij për ta kthyer shkollën publike në një hapësirë njohëse, jo vetëm për shkencat, por edhe për fenë. Ky projekt, sipas kryeministrit, “konsiston në forcimin e themeleve të kulturës laike”, e cila na qenkësh e dobët për t’u rezistuar ‘formave ekstremizmit të dhunshëm nëse nuk arrin të pajisë fëmijët e të gjitha besimeve me instrumentin njohës për faktin fetar si gjenerues dhe me vëmendjen e mprehur për të mos rënë pre ndaj tundimeve të mëdha që joshin dhe kthejnë në xhihadizëm vajza e djem pikërisht se mungojnë këto instrumente”.
Fillimisht duhet vënë në dukje se serioziteti i projektit qeveritar shkërmoqet nga konteksti i zgjedhur për prezantimin e tij. Një projekt shtetëror s’ka pse prezantohet në një aktivitet thellësisht fetar, siç është përkujtimi i ditëlindjes së një profeti. Këtë gjë kryeministri Rama e di fort mirë si mjeshtër i komunikimit publik. Fakti që ka zgjedhur një terren jo neutral për idenë e tij, më jep të drejtën të mendoj se ky projekt, apo projekt-ide, i intereson më shumë si mish për top i mediave. Dhe kur është fjala për të bluar mish që ofron kryeministri, mulliri mediatik bluan demokratikisht pa diferencuar aspak, nëse bëhet fjalë për futjen e fesë në programet shkollore apo futjen e gjuhës kineze.
Përveç kësaj, kryeministri Rama, në shpjegimin e motivit për projektin, bën një kapërcim logjik të dyshimtë kur lidh format e dhunshme të ekstremizmit fetar me mosdijen apo mosnjohjen sa duhet të fesë. Ekziston bindja e përhapur gjerësisht se urrejtja i ka rrënjët te mosnjohja, bindja se njerëzit (apo edhe popujt) mjafton të njihen për të ushqyer simpati apo respekt për njëri-tjetrin. A thua se kanë njohur njëri-tjetrin serbët, kroatët dhe myslimanët e Bosnjës, a? Po katolikët dhe protestantët irlandezë, a thua të mos kenë ditur gjë për njëri tjetrin? Po shqiptarët dhe serbët e Kosovës, a thua edhe këta s’e njohin njëri-tjetrin? Të gjithë e njohin mirë fort njëri-tjetrin, por kjo s’i ka penguar e as i pengon të mobilizohen herëpashere kundër njëri-tjetrit. Edhe ata myslimanët që hedhin veten në erë bashkë me të ngjashmit e tyre apo të ndryshmit e dinë fort mirë se pse i bëjnë dhe në emër të kujt i bëjnë aktet e tyre të dhunshme dhe s’ka mësim fetar që mund ta fashisë budallallëkun e vetëflijimit. Urrejtja nuk lind nga mosnjohja e Tjetrit, urrejtja nuk i drejtohet të huajit anonim, prej të cilit të dallojnë ritet fetare apo zakonet e së përditshmes. Urrejtja i drejtohet zakonisht atij që e ke aq afër, që e njeh aq mirë, saqë për pak gjë rrezikon të bëhet vetvetja. Kështu që shpresa (e medemektë) e kryeministrit Rama se mësimi fetar apo kultura fetare mund t’i pajisë djemtë e vajzat me instrumentet e nevojshme njohëse për të mos rënë pre ndaj tundimeve të mëdha që i joshin dhe i kthejnë ato në xhihadizëm, është thjesht iluzion i tij, ose pretendim i tij për të na shitur një iluzion.
Argumentimi që kryeministri Rama i bën nevojës për projektin e qeverisë së tij të kujton dekonstruksionin që Mark Twain i bën nevojës për të rrethuar me mure varrezat: “muret rrethuese të varrezave janë një shpenzim i kotë”, thotë ai, “sepse të gjallëve jashtë tyre nuk u shkon nëpër mend të futen atje, kurse të vdekurit brenda tyre e kanë të pamundur të dalin që andej”. Kështu që, edhe mësimi fetar për arsyet që përmend kryeministri Rama, është një investim i kotë: kush nuk e njeh fenë apo kush nuk beson në fe, nuk i shkon nëpër mend të bëjë marrina ekstremistësh të dhunshëm, sepse nuk mund t’i bëjë ato në emër të Asgjësë. Kush është religjioz në kuptimin spiritual të fjalës, nuk ka nevojë për informacion fetar të marrë në shkollë dhe nuk përbën rrezik për “themelet e dobëta të kulturës laike”. Kujt i intereson feja si botëkuptim kulturor, mund të frekuentojë kolegjet fetare, gjerësisht të përhapura në Shqipëri.
Problemi nuk është se si të fusim mësimin e fesë në arsim, por si të injektojmë pak më shumë arsye në arsim. Fillimisht duke e pastruar nga disa budallallëqe të konstatuara shpesh nëpër libra të ndryshëm shkollorë dhe të kontestuara nga prindër e specialistë.
Feja duhet të mbahet totalisht larg nga shkolla. Jo për shkak të cenimit të laicitetit, jo për shkak të përmbajtjeve, sepse këto janë pafundësisht të diskutueshme, por për të ruajtur të paprekur një dallim esencial midis shkollës dhe fesë, i cili është një dallim jo në çfarë, por në si. Shkolla mbetet një institucion i rëndësishëm, jo edhe aq për atë se çfarë u transmeton nxënësve, por sepse është i pari vend ku nxënësi inkurajohet të ballafaqohet në mënyrë kritike me botën, vendi ku lind dhe nxitet dyshimi si formë e dijes dhe vetëdijes, vendi ku mëson jo të pastrosh dyshimet nëpërmjet një Force të Mbinatyrshme, por si t’i ushqesh dyshimet përmes Arsyes së kulluar.
Bakalli thote nje te drejte se besimtari e njeh fene se beson, kurse laiku nuk e njeh fene se nuk e do ( per ta besuar jo e jo ). Prandaj kjo ide e Rames per mesim histori fetare a si i thote, ne shkolle eshte nje budallallek qe kryhet vetem per tu punesuar ca militante rilindas ne pune ne arsim.
Sdi pse, kur flitet per fene, personalisht menjiher me shkon mendja tek Patriarket e kombit tone si Engjulli, Bardhi, Buzuku, Budi, Bogdani, Fishta, Noli, Gjeçovi, Camaj, Koliqi, Pipa… Pllumbi.. Sa keq tingellon pas tyre mbiemri bakalli, prap ma keq ideja jote mbi shkollen.
Mund te quhet mjeshter i komunikimit ne publik, por per cudi ka vetem dhenes jo marres, as dheniemarrje as marres dhenes, pra komunikim i drejtuar pa mundesine e marresit te komunikimit per te folur, keshtu ne shqiperi jane bere gjithe gomeret, qe nga gagace e deri thuthuqe( madje vihet re nje prirje ne media qe te angazhohen thuthuqet si spikere). keshtu qe nuk ka mjeshteri te detyruar, te sforcuar, te ambalazhuar nga habite e ironive dhe sarkazmave qe jane pjese e komunikimit te thelle, por qe mungon komunikimi si thelb ”marredhenieje”.
feja lidhet me shpirteroren, nuk e kritikon dot arsyen, as dyshohet, as mohohet, as shumeinterpretohet ( pavaresisht se ne shekuj ka shume interpretime dhe doktrinat lene shteg per shume interpretime) ne thelb jane marredheniet personale, shpirterore me zotin ose zotat. si e tille trashendenca dhe brendesia e qenies njeri ne procese qe duan qasje psikologjile eshte e detyrueshme. ne kete kuptim laiciteti ofron arsyen jo shpirtin, ndjenjat jane tjeter gje, arsyeja meton tjeter gje, shkolla eshte per arsye jo per te shpalosur ndjenjat e pafundme. ketu ndahet shkolla publike dhe fetarizmi, eshte ndarje e thelle qe nuk ka kthim prapa, fetarizmi ka mundeisne te zhvilloje shkolla speciale e te vazhdoje rugen e vet si te kete deshire brenda ligjesive te nje shteti sigurisht. Feja si tradite, identieti, ritualistike, rrugetim etj mund te interpretohet ne shumesi shkencash dhe kjo duhet mesuar, duhet studiuar, duhet studiuar si fenomen, si instrument kulturor, si percim edukate me arsye, po jo me ndjenje. ideologjite me pas bejne punen e tyre, kane bere punen e tyre, jo vetem sot, po mot e permot ka pasur te tilla ”komunikimerime”.
Ne fakt vihet re nje ngut, nevoje, deshire me e madhe e komunitetit mysliman per te futur “informacionin mbi fene” neper shkolla. A mos valle komuniteti mysliman ndihet i paafte ose i duket e pamjaftueshme qe ta jape kete informacion neper medresete e kolegjet e veta? Ne kontekstin aktual shkolla shqiptare ka nevoja te tjera me te medha… ka nevoje p.sh. te zgjeroje mendimin filozofik mbi njeriun (si individ dhe si njeri), ka nevoje te “ujise” shpirtin me mendimin kritik letrar kombetar dhe nderkombetar, sociologjik, etik, moral… Po u be kjo do te jete e thjeshte per nje njeri me inteligjence mesatare te beje dallimin midis “fese qe vret njeriun” dhe “fese qe e do njeriun pa dallim race, etnie, besimi…”
Jemi vet-mburrur per ate qe duam ta quajme ‘ tolerance fetare “! Kemi patur harmoni mes nesh pikerisht se nuk kemi qene fetar te devotshem. Po te ishim te tille do kishim lufte fetare mes nesh. Sa me te zellshem ne fe, aq me te zellshem per perjashtimin e tjetrit si ” i pa fe “( varianti islam ). Sa me larg feja nga punet e nje shteti aq me mire ( kudo shtetet fetare jane kazane injorance ). Sa me larg feja nga shkolla, aq me mire. Kush do mesim fetar, ka shkolla fetare. Kush nuk do ( besoj shumica absolute ), nuk ka pse vuan lende mesimi me dokrra feje vetem nga nje Marrezi e nje Kryeministri te radhes.