Edhe në këtë të diel, Rama nuk kish se si të mungonte.
Në një produkt kinematografik, të konceptuar me fund të lumtur, e me fjalë kyçe dashurinë. Krejt rastësisht, padyshim, me protagonistë vajzën nga Mamurrasi dhe djalin nga Stambolli.
Ky dëshmitar, gojëmbël e fjalëpak, në një video ku pretendon së dëshmohet ngritja e një shkolle të re dhe të madhe në vend, zë minutat me këshilla bashkëjetese.
“Këtë llokumin e parë do t’ia japësh vjehrrës. Jepja vjehrrës se është shenjë e mirë shumë”, – thotë prijësi rilindas. “Edhe vjehrrit”, – vijon ai.
I bindur se, do të mbahet mend si udhëheqës…zemrash.
1
Etiketa: Edi Rama, fejesa ne Mamurras, Video