Sport

Fejnord ‘ngec’ në Izrael, Tel Aviv merr kreun e grupit në Conference League














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:27 - 14/09/21 |
mapo.al

Fejnordi nuk ka arritur të shkojë më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Konferencë Ligë.






Gjiganti holandez u ndal në barazimin e bardhë pa gola nga Makabi Haifa në sfidën e zhvilluar në Izrael, duke mos arritur të marrë pikë të plota.


Edhe pse ishin më kërkues, natyrisht duke e dominuar kundërshtarin, Fejnord nuk arriti të konkretizojë rastet e shumta për shënim, teksa lojtarët gabuan koordinatat në momentet e fundit.







Përfundimisht vetëm barazim për të dy ekipet, që marrin aktualisht vendin e parë në grupin E me nga një pikë.



Me fitore në turneut më të ri të UEFA-s e nisi, skuadra tjetër izraelite, Makabi tel Aviv, që triumfoi me shifrat 4-1 ndaj armenëve të Alashkert. Që do ishte një takim i lehtë për vendasit u pa që në pjesën e parë.



Perika kaloi në epërsi Tel Aviv, me miqtë që gjithsesi reaguan me Embalo. Por Kamishovki dhe Biton vulosën rezultatin e 45-minutëshit të parë në favor të izraelitëve, që iu drejtuan dhomave të zhveshjesh me epërsinë 3-1.

Me rikthimin në fushë, Hozez shënoi edhe golin e katërt dhe atë të fitores komode për Tel Aviv, që merr përkohësisht kreun e grupit A me 3 pikë.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas