Bota

Fëmijë që po vdesin për bukë në Venezuelë: Katandisja e një vendi të pasur






               Publikuar në : 20:50 - 12/02/19 |
mapo.al

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka nisur stërvitjen ushtarake më të madhe në historinë e vendit, për t’i treguar ‘dhëmbët’ atyre që duan ta rrëzojnë nga pushteti.


Por teksa ai vazhdon këto manovra, vendi vuan nga kriza ekonomike. Fëmijët janë më të rrezikuarit. Shumë prej tyre rrezikojnë të vdesin nga uria. Tetë ndër dhjetë fëmijë venezuelianë janë në rrezik të kequshqyerjes. Kjo për shkak të hiper-inflacionit, që i ka çuar në qiell çmimet e ushqimeve.

Kështu, një kanoçe me qumësht për të porsalindur kushton 70 mijë bolivar ose ndryshe sa katër rroga minimale mujore në Venezuelë.

<
>
ven2 ven3 ven4 ven5 ven6

Por si është e mundur që u katandis në këtë pikë vendi më i pasur në Amerikën Latine?

Venezuela është vendi me rezervat më të mëdha të naftës krudo, çka është një burim shumë i madh të ardhurash. Por pabarazia po vinte duke u rritur dhe një elitë e vogël kontrollonte gjithçka, ndërkohë që masat e varfëra nisën të zemërohen.

Vendi iu kthye socializmit në vitin 1999 dhe zgjodhi Hugo Chavez si president. Kampion i populizmit, ai shkëputi lidhjet me SHBA dhe u lidh me Kinën e Rusinë, prej të cilave mori miliarda dollarë borxh. Ai e drejtoi vendin deri në vitin 2013, kur edhe vdiq. Sërish sot shihet si hero i të varfërve.

Por qeveria e tij shpenzoi pa asnjë kriter për programe të ndihmës sociale dhe fiksoi çmimet për gjithçka. Pronat e fermerëve u cilësuan prona shteti dhe vendi u bë i varur plotësisht nga nafta që shiste jashtë.

Përpara se të vdiste, Chavez zgjodhi Maduron për ta zëvendësuar. Edhe ai vazhdoi praktikat e mëparshme, duke mos publikuar asnjë statistikë të besueshme. Ndërkohë i vetmi mall i Venezuelës nisi të humbasë vlerën. Ulja e ndjeshme e çmimit të naftës e zhyti vendin në krizë. Qeveria e kishte të vështirë të kontrollonte çmimet.

Shteti vazhdonte të subvenciononte ushqimin për të varfërit dhe Maduro nisi të printojë para, duke e zhvlerësuar monedhën vendase në mënyrë të ndjeshme. Armiqësia me kompanitë ndërkombëtare bëri që emra të mëdhenj si Pepsi, General Motors apo United të largohen nga vendi.

Zonja e Parë tmerrësisht e fuqishme e Venezuelës


Etiketa: , , , ,

Pas