Kronika

“Fëmijët mi mëson allahu”/ Si u dorëzua pas 40 minutash ekstremisti në Kamëz, i drejtoi armën policëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:35 - 03/06/20 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja sot në Kamëz, ku një person i armatosur kërcënoi me armë zjarri forcat e rendit, pasi kishin shkuar në banesën e tij për ta shoqëruar në Gjykatë.


Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA, pas gjysmë ore autori është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.


Mësohet se negociatat me të dhe rrethimi ka zgjatur 40 minuta, kohë gjatë të cilës ai kërcënonte se do vriste fëmijët e tij dhe më pas do qëllonte mbi policinë.


Zanafilla e ngjarjes daton një vit më parë, kur ndaj tij ishin ngritur akuzat për dhunë në familje dhe pengim i shkuarjes në shkollë të fëmijëve të tij. Pikërisht sot, policia i shkoi në banesë me urdhrin e gjykatës në dorë, por Kryemadhi reagoi duke nxjerrë armët.


Burimet thonë se bëhet fjalë për një të dyshuar me bindje ekstreme, i cili i pengonte fëmijët të mësonin me pretendimin se ata i shkollonte Allahu.

Bëhet me dije gjithashtu se gjatë rezistencës brenda banesës së tij, ai ka qënë i armatosur me kallashnikov dhe pistoletë.

Negociatat e policisë kanë bërë që ai të ulë armët, edhe pasi është njohur me faktin se banesa e tij ishte e rrethuar nga të katërta anët.

LEXO EDHE: 

Kërcënoi policinë në Kamëz, dorëzohet te RENEA pas 30 minutash autori


Etiketa:

Pas