Aktualitet

Fëmijët përballë kërcënimit që vjen nga media






               Publikuar në : 16:52 - 12/07/19 |
mapo.al

AMA dhe Kuvendi tryezë diskutimi. Mbrojtja e fëmijëve nga transmetimet e dëmshme, si pornografia, cenimi i privatësisë, ekspozimi ndaj dhunës, bullizmi, është një nga problematikat me të cilën përballet cdo familje shqiptare në ditët e sotme. Pikërisht për këtë temë sot u zhvillua një takim në Kuvend mes RSH mes Autoritetit të Mediave Audiovizve dhe grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve”.


Të pranishëm ishin përfaqësues të UNICEF, organizata të shoqërisë civile, njerëz të botës së mediave, etj. Kryetari i AMA-s, Gentian Sala, në fjalën e tij u ndal tek puna që ka kryer ky institucion në funksion të mbrojtjes së fëmijëve në transmetimet audiovizive. Sipas tij, ka një rritje të ndërgjegjësimit të medias, por edhe të publikut ndaj kësaj problematike. Ai nënvizoi nevojën për rol të shtuar të operatorit publik si i vetmi organ që ka në fokus mbi të gjitha interesin e publikut.

Gjatë 5 viteve të fundit, vijoi z. Sala, “jemi përpjekur të bashkërendojmë punën dhe aktivitetin e të gjithë aktorëve të përfshirë, në mënyrë që të adresojmë si duhet këtë problematikë”. Momenti kulmor i kësaj veprimtarie ka qenë dhe vendimi i Bordit të AMA-s, që ka përcaktuar si prioritet mbrojtjen e fëmijëve në transmetimet audiovizive”.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, theksoi rolin e Autoritetit në çështje sensitive sikurse janë të drejtat e fëmijëve. Duke shprehur mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë ndaj AMA-s për të adresuar çështje që lidhen me të drejtat e fëmijëve, Hysi tha se kjo tryezë diskutimi është një vlerë e shtuar dhe një moment i mirë reflektimi për aktorët e përfshirë, medien, shoqërinë dhe komunitetin, mbi rolin e tyre në edukimin e fëmijëve.

Ndërsa zj. Milva Ekonomi, u ndal tek rëndësia e monitorimit të përmbajtjeve audiovizive, kryesisht me fokus dhunën ndaj fëmijëve dhe reklamat për pijet energjike dhe pijet e gazuara me sheqer të shtuar, si produkte të dëmshme për mirërritjen e fëmijëve. Kryetari i Këshillit të Ankesave pranë AMA-s, Urim Bajrami, nënvizoi se çdo ankesë e mbërritur pranë institucionet merr vëmendje maksimale dhe të menjëhershme.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas