Mëngjesin e së mërkurës, shqiptarët mësuan se ngjarja në ish-Bllok paska një tjetër strumbullar. Fillimisht na u tha se sherri me një viktimë kishte nisur për një çështje banale, siç është ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata.
Por tashmë është mësuar se sherri mund të ketë nisur për trafik droge, ashtu siç kishte deklaruar kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Policia ka shpallur në kërkim biznesmenin Eldi Dizdari, i cili dyshohet se është dhe personi kyç në ngjarjen e ish-Bllokut. Biznesmeni dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën, partnerin e Elvana Gjatës, këngëtare e njohur, për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi të konsiderueshme kokaine.
http://www.mapo.al/vrasja-ne-bllok-burri-i-suada-sherifit-u-zu-me-partnerin-e-elvana-gjates-per-kokaine/
Prokuroria ka dyshime se për shuarjen e këtij konflikti do të ndërhynte Ervis Martinaj, i cili është thirrur për të shkuar në lokalin e Redi Popeskut, nga Ervin Mata.
Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës.
http://www.mapo.al/strumbullari-i-ne-bllok-eshte-kusheri-i-arber-cekajt/
Dizdari është bashkëshorti i ish-missit Suada Sherifi, të cilin ajo ka preferuar që ta mbajë të fshehtë nga media. Fotot e tij me familjen numërohen me gishtat e dorës.
Kurse Elvana Gjata, e cila është zhdukur pas vrasjes, ka lajmëruar organin e akuzës se do të dëshmojë, sapo të kthehet nga jashtë shtetit, ku gjendet për shkaqe mjekësore.
Deri më tani shqiptarët kanë mësuar disa gjëra:
http://www.mapo.al/ne-bllok-zbulohet-strumbullari-ja-roli-qe-po-luante-ervis-martinaj/
E para, që femra të famshme janë të lidhura me personazhe të botës së krimit.
E dyta, që në Bllok ka ndodhur një krim për një çështje droge.
E treta, që këto informacione kanë ardhur nga shërbimet partnere, dmth policitë e huaja.
E katërta, që dikush do të digjet nga kjo histori dhe ai nuk do jetë një ‘peshk’ i vogël. Opozita ka implikuar ish-ministrin Saimir Tahiri, që sipas saj, ka udhëtuar në Gjermani me Ervin Matën, partnerin e Elvana Gjatës.
http://www.mapo.al/vrasja-ne-ish-bllok-elvana-gjata-thyen-heshtjen-leter-prokurorise-jam/
Pikërisht në Gjermani duket se lidhen fijet. Droga e Maminasit shfaqet edhe në këtë histori, pasi Arbër Çekaj është kushëriri i Eldi Dizdarit. Gjermanët nuk e kanë ekstraduar akoma Çekajn, të cilin ish-ambasadori amerikan Donald Lu e pati quajtur ‘peshk të madh’. Disa media thonë se ai nuk do të ekstradohet pasi gjermanët po e mbajnë për llogaritë e tyre.
Në mbrojtje, mazhoranca ka hedhur dyshimet e saj se Arbër Çekaj mund të ketë lidhje me elementë të opozitës, kjo jo vetëm për shkak se ai është tropojan. Kryeministri Edi Rama e ka akuzuar paraardhësin e tij, Sali Berisha se nuk po flet qëllimisht për ngjarjen në Bllok.
Këto janë spekulime deri më tani, por fakt është se në këtë mes po luhet diçka e madhe. Një ditë më parë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se aksi i kokainës, Xibrakë-Maminas mund të shkundë nga tërmetet vendin.
Diçka e madhe po luhet dhe në duart e prokurorisë duket se është një dosje shumë e nxehtë.