“Femrat shqiptare janë gjithnjë shumë seksi!” Këto janë vargjet që e identifikuan reperin Mr.Elvis në vitet 2000. Mirëpo, çfarë bëhet sot me të? Reperi duket se po bën një jetë normale dhe familjare në Tiranë, duke qëndruar larg muzikës.
Madje Elvis është bërë edhe babai i një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Aroma. Tepër aktiv në rrjetin social “Instagram”, ai publikon shpesh foto me të.
Më poshtë do të shihni disa prej tyre, që dëshmojnë se reperi që dikur i këndonte femrave sot është kthyer në një baba të devotshëm.