Publikohet emri dhe fotoja e vajzës 18-vjeçare, e cila u dërgua e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj nga dy persona. Këta të fundit ikën nga spitali, pasi e lanë viktimën në ambientet e brendshme. Ata janë larguar me një “Audi” me targa zviceriane.
Viktima 18-vjeçare është Marigona Osmani dhe ka dyshime se ajo ka humbur jetën si pasojë e dhunës.
Policia e Kosovës mbrëmë njoftoi se ka arritur të arrestojë njërin prej të dyshuarve ndërsa personi tjetër është ende në arrati.
Në mesnatë policia raporti se ka arritur të kapë të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 vjeç, i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçare.