Një grup fermerësh kanë protestuar sot përpara Ministrisë së Financave. Ata deklaruan se nuk gjejnë treg për prodhimet e tyre, pasi shteti favorizon importet nga jashtë. Gjithashtu, fermerët akuzuan qeverinë se i ka lënë ata pa mbështetje, duke vështirësuar mbijetesën e tyre. Në shenjë protesta ata hodhën prodhimet në rrugë.
Mapo sjell pamjet nga kjo protestë. Nuk mungojnë as pankartat ironizuese ndaj qeverisë teksa përdorin poemën e Naim Frashërit “Bagëti e bujqësi”, por që fermerët në pankarta e kanë afishuar “Bagëti dhe bujqësi?! Jo mo vëlla, PPP”, si dhe lidhur me fenomenin e largimit masiv drejt Gjermanisë ku për fermerët tashmë po largohen edhe lopët.
/Gazeta Mapo/