Kryesore

Ferran Torres-Për këtë talent 20 vjeçar po flet gjithë bota














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:04 - 18/11/20 |
mapo.al

Për sulmuesin e Manchester City, Ferran Torres, nga mbrëmë po flet gjithë bota. Ai pati peshën kryesore në dërrmimin që Spanja i bëri mbrëmë Gjermanisë, në një prej humbjeve më të rënda në historinë e kombëtares së pancerave, 6 me 0.





Në fillim shënoi Alvaro Morata, më pas shpërtheu 20 vjecari me tre gola.


Pas këtij rezultati, me Spanjn dhe Francën do të bashkohet ose Belgjika a Danimarka nga Grupi A2, dhe, ose Italia, Holanda apo Polonia nga Grupi A1.




Mbrëmë ishte një ndeshje që Spanja e dominoi nga fillimi deri në fund, me zotërimin e topit në 70 përqind të kohës, dhe me 23 gjuajtje në portë.


Por ishte Torres që rrëmbeu gjithë vemendjen, me lëvizjet e shpejta dhe inteligjente, duke krijuar bindjen se Manchester City ka bërë blerjen më të mirë në merkato, duke siguruar shërbimet e këtij talenti të ri me vetëm 20 milionë paund.


Me një teknikë ekselente dhe kontroll të pabesueshëm të topit, ai mposhti lehtësisht mbrojtjen gjermane dhe një portier si Manuel Neuer.

Fansat e ekipit të Guardiolës duhet të jenë të ekzaltuar për këtë performacnë të Torres, I cili zëvendësoi në skuadër Leroy Sane, që ishte krejt I padukshëm mbrëmë me gjermanët.

Kombëtarja gjermane ishte e pathyeshme deri tani, dhe në kontroll të Grupit A4.

Mbrëmë me Spanjën ata ishin në një kaos total, duke mos shenjuar asnjëherë portën, me gjithë përpjekjet e të riut, Serge Gnabry.

Me lojën e mbremshme, lindin shumë pikëpyetje për taktikat dhe ndryshimet në ekip që duhet të ndërmarrë Joachim Low.

Pas ndeshjes, ai është shprehur shkurt, se me të vërtetë nuk e kishte kuptuar se çfarë ndodhi.

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas