Është duke u mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” festa speciale e Partizanit me rastin e fitimit të titullit kampion pas plot 26 vitesh. Tifozët e kuq janë mbledhur në këtë shesh dhe po festojnë si të çmendur. Organizatorët kanë ngritur një podium ku do të akomodohen edhe kampionët e Kategorisë Superiore.
Pritet një show i vërtetë nga ana e tifozëve dhe klubit. Futbollistët e Partizanit kanë mbërritur në destinacion me një autobuz të hapur dhe u pritën me një atmosfertë të zjarrtë. Në shesh nuk mungojnë as ekranët gjigantë, nga ku ata mund të ndjekin më me lehtësi gjithë atë çfarë do të ndodhë në skenë.
Lexo edhe:
Tatjana, tifozja që ndjek Partizanin prej 50 vitesh në çdo ndeshje