Aktualitet

Festa e Fitër Bajramit- Urojnë besimtarët myslimanë Rama dhe Kurti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:05 - 13/05/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama uron besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.






Përmes një videoje në “Facebook”, me pamje të xhamive, Rama iu uron festën shqiptarëve anembanë botës.


“Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni”, shkruan kryeministri përbri vidoes.









Festën e Fiter Bajramit e ka ururar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.



Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar festën për të gjithë besimtarët.

Kreu i qeverisë shkruan se në këtë muaj, në mesin e begative të festës së Bajramit “le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.”

“Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrit dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit. Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim.  Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, shkruan Kurti.

Lexo edhe :  Rama në OKB: Duhet traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

1


Etiketa: , , ,

Pas