Si të gjithë protagonistët e politikës shqiptare, edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar besimtarët katolikë për Pashkët. Urimin Basha e ka realizuar përmes një video në Kishën e Laçit, një nga pikat më të vizituara në vend, dhe jo vetëm nga besimtarët katolikë. Basha ka vizituar edhe ambientet e brendshme të vendit të shenjtë ku është pritur nga famullinjtë dhe besimtarë të ndryshëm që ndodheshin aty gjatë meshës së Pashkëve.
Në mesazhin e tij, Basha uroi që “Zoti të na ndriçojë rrugën e bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar atë nga padrejtësitë, për një Shqipëri të paqes dhe një të ardhmeje më të mirë”.
LEXO EDHE:
Basha te Kisha e Laçit: Ditë shprese në rrugën tonë të bashkimit