Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Festa e Pavarësisë: Shqipëria partner i shkëlqyer i SHBA

by ro ot
01/07/2019
in Aktualitet
0

E ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses- Ones ishte e ftuar në festën e Dhomës Amerikane të Tregtisë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo u shpreh: “243 vite më parë, më 4 korrik 1776,  etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës formuan konceptin e guximshëm që sovraniteti banon me popullin, jo me një mbret.

Sot, ndërsa festojmë suksesin e ideve revolucionare që çuan drejt pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, le të festojmë edhe marrëdhënien tonë të fortë me Shqipërinë dhe partneritetin tonë të shkëlqyer me Dhomën Amerikane të Tregtisë.



 Fjala e plotë e Leyla Moses- Ones

Jam e nderuar që jam këtu sot, faleminderit që më ftuat. Dua të filloj duke përshëndetur presidentin e ri të AmCham të Bordit të Drejtorëve, Enio Jaco dhe drejtorin e ri ekzekutiv, Ilir Trimi.

243 vite më parë, më 4 korrik 1776,  etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës formuan konceptin e guximshëm që sovraniteti banonte me popullin, jo me një mbret.

Sot respektojmë Deklaratën e Pavarësisë së tyre, një document, idetë e të cilit ishin thellësisht revolucionare, duke përfshirë pohimin se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe të pajisur me disa të drejta të patjetërsueshme, duke përfshirë jetën, lirinë dhe ndjekjen e lumturisë. Tradita jonë në Shtetet e Bashkuara është se qeveria është instrumenti i popullit. Besimi ynë thelbësor qytetar është që secili individ midis nesh meriton respektin dhe mbrojtjen e qeverisë, jo për shkak të pasurisë apo pushtetit, as zgjuarsisë, aftësisë, por thjesht sepse ai individ është qytetar.

Faleminderit që jeni këtu për të përkujtuar këto ide. Dhe, megjithëse sot po festojmë Shtetet e Bashkuara, po i nderojmë edhe marrëdhëniet e qëndrueshme midis Amerikës dhe Shqipërisë.

Në Konferencën e Paqes së Parisit, 99 vjet më parë, Presidenti Woodrow Wilson qëndroi në këmbë për kombet fitimtare të Europës dhe u zotua se Shqipëria ishte një komb i vërtetë, kufijtë e të cilëve duhet të ruhen. Pak muaj më vonë, Shtetet e Bashkuara theksuan mbështetjen e saj për pavarësinë e Shqipërisë duke njohur një përfaqësues zyrtar shqiptar në Uashington.

Partneriteti ynë vazhdon ende dhe për shkak se e vlerësojmë këtë marrëdhënie të gjatë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të investojnë në zhvillimin e Shqipërisë, duke përfshirë programet bilaterale për të forcuar sundimin e ligjit, për të ndihmuar Shqipërinë të bëhet një aleat më i fuqishëm i NATO-s dhe për të thelluar reformat ekonomike.

Përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të krijuar një gjyqësor të pavarur janë një përparësi kryesore dhe thelbësore për rritjen ekonomike. Ndërsa zbatimi i reformës gjyqësore vazhdon, ne mund të presim krijimin e një baze të re për një sistem të fuqishëm ekonomik që është miqësor për biznesin, me kontrolle të brendshme kundër korrupsionit. Konsistenca, me gjyqtarë të ndershëm, të drejtë dhe me drejtësi dhe sisteme gjyqësore, janë çelësi për të frymëzuar më shumë kompani amerikane për të investuar në Shqipëri. Dhe më shumë investime do të sjellin më shumë vende pune dhe rritjen ekonomike që populli shqiptar dëshiron dhe meriton.

Kompanitë amerikane janë ndër më të njohurat në botë për përgjegjësinë e korporatave dhe modelojnë praktikat më të mira në transparencë, inovacion, marrëdhënie me punonjësit dhe filantropinë. Në fund të fundit, këto kompani amerikane duan të investojnë në tregje në të cilat ata mund të konkurrojnë në një fushë loje të barabartë, pa korrupsion dhe të dinë se investimet e tyre do të mbrohen.

Si organizatë kryesore e biznesit të Shqipërisë, AmCham është e gatshme të përfitojë nga reformat e rëndësishme të sundimit të ligjit në Shqipëri duke thelluar lidhjet tregtare midis dy vendeve tona dhe duke avancuar vizionin tonë të përbashkët për një Shqipëri të begatë.

Pra, sot, ndërsa e festojmë suksesin e idealeve revolucionare që i vendosën Shtetet e Bashkuara në një rrugë drejt pavarësisë, le të festojmë gjithashtu marrëdhënien tonë të qëndrueshme me Shqipërinë dhe partneritetin tonë të madh të Ambasadës së SHBA me AmCham.

 

 

Tags: amerikeLeyla Moses-OnesmarrëdhënieShqipëri

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Votimet/ Basha: 85% e shqiptarëve refuzuan Ramën, duan ndryshimin

Votimet/ Basha: 85% e shqiptarëve refuzuan Ramën, duan ndryshimin

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In