Bota

Festat e fundvitit trokasin në SHBA, Melania na tregon dekorin e Shtëpisë së Bardhë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:20 - 28/11/18 |
mapo.al

Melania Trump ka hapur dyert e Shtëpisë të Bardhë për të treguar zbukurimet e festave të fundvitit. Tema e këtij viti i është dedikuar patriotizmit. Zonjë e Parë ka publikuar dekorin e festave të fundvitit në Shtepine e Bardhë, ku duket magjia e festave.


Dekori është konceptuar nga vetë Melania, e cila ka zgjedhur temën e këtij viti duke e quajtur “Thesaret amerikane”. E njohur për stilin e saj elegant, Melania e veshur me pallto te zeze dhe doreza lekure të kuqe tregon në videon e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, detajet e zbukurimeve ekstravagante.


14 000 ornamente dhe 29 pemë të kuqe që përfaqësojnë patriotizmin janë vendosur në Cross Hall dhe Grand Foyer. Pjesë e dekorimit festiv është gjithashtu një shtëpi tradicionale, si dhe një pemë me një lartësi prej 5.5 metrash.






Etiketa: , , , , ,

Pas