Festat studentore të pranverës po dalin jashtë kontrollit në SHBA.
Shpesh autoritetet i kanë toleruar për shkak të të ardhurave që sjellin këto festa në zonat e tyre.
Por policët në Majemi duket se nuk kanë ndërmend të tolerojnë gjatë.
Mijëra studentë vërshojnë në Majemi për “Spring Break” duke shkaktruar kaos.
Më shumë se 100 u arrestuan këtë fundjavë.
Policia thotë se do të kufizohen shitjet e alkoolit.
Komisionerët e policisë thonë se tashmë personat që konsumojnë hashash nuk do të gjobiten, por do arrestohen.
Trafikantët dhe shitësit e drogës shihen teksa shëtisin lirshëm në plazh këto ditë.