Në familjen e vogël të Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit sot ka festë. Vajza e tyre mbush plot 11 muaj. Amarda ka ndarë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga atmosfera e krijuar, ku pikaset edhe torta e bërë enkas për më të voglën e shtëpisë. Në “Insta Story” shihet se pas dhjetë minutash, kjo ëmbëlsirë simbolike e festave të këtij lloji shfaqet e prishur, pikërisht nga Sia dhe Joeli.