Aktualitet

Festë private për 6 vjetorin e ditëlindjes së princeshës Charlotte














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:39 - 02/05/21 |
mapo.al

Pak ditë nga 10 vjetori i martesës të William dhe Kate është sërish koha për të festuar.





Princesha feston 6 vjetorin e ditëlindjes. Pavarësisht se do të jetë një ditëlindje e heshtur, për shkak të vdekjes së Princit Filipp, festa do të bëhet edhe pse privatisht.


Me shumë gjasa ditëlindja e vogëlushes do të zhvillohet në kopshtin e Kensington Palace ose në Anmer Hall, në rezidencën në fshat në kontenë e Norfolk, ku dukët e Cambridge transferohen së bashku me fëmijët gjatë fundjavës.





Charlotte është e katërta në radhë për të marrë fronin dhe një ditë ajo do të trashëgojë titullin Princesha Mbretërore, një titull që aktualisht e mban tezja e saj e madhe Anna e Anglisë.



Që kur ishte e vogël ajo ra në sy për gjallërinë e madhe që kishte, aq sa konsiderohet nga shumë njerëz si ‘njeriu i egër’ i familjes.


Pavarësisht se shumë e vogël në moshë ajo është bërë një ikonë në stil falë edhe fotove të bëra nga mami Kate, për çdo dalje publike që e vogla bën. Veshjet dhe aksesorët e saj shitet shumë shpejt.

104


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas