Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Festival golash, Vllaznia e nis me “manita”, Tirana “poker” Skënderbeut

by mapo.al
11/09/2021
in Aktualitet, Sport
0

Festival golash deri në kufijtë e të paimagjinueshmes, nuk ndodh shpesh në futbollin shqiptar të shohësh rezultate 3-5 apo 4-2, për fat të mirë me VAR në fushë si protagonist kryesor në kryeqytet dhe në Kurbin u zhvilluan dy sfida fantastike që ndezin këtë edicion të ri.

Vllaznia e nis sezonin aty ku e mbylli, me një fitore të madhe 5-3 në transfertë përballë Laçit duke hedhur kandidaturën si favorit kryesor që në javën e parë.



Një rezultat i tillë të ngjall emocione por sigurisht trajneri Brdaric me stafin e tij nuk e bëjnë gjumin të qetë të pësosh 3 gola brenda 45 minutave nuk është kurrë një lajm i mirë. Shkodranët krijuan iluzionin e një fitore të lehtë ku brenda 25 minutash kaluan dy herë të avantazh. Liridon Latifi u tregua i saktë nga 11 metra distancë pas penalltisë të akorduar nga sistemi VAR për faull në zonë ndaj Hakaj.

Në të 25-të, ishte Da Silva që finalizoi me gol një kundërsulm të shpejtë. Kurbinasit reagojnë dhe brenda katër minuta Zarubica realizoi një dopjetë golash duke barazuar shifrat në 2-2. Ndeshja duhet të vijonte në rrjedhë normale por sërish me anë të një kundërsulmi, këtë herë Aralica nuk shërbeu për Da Silva por finalizoi vetë duke rikthyer Vllazninë në avantazh. Pjesa e parë nuk kishte fund, Regi Lushkja në shtesë me një goditje potente sigloi shifrat në 3-3.

Frksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm, kapiteni Gurishta realizoi golin e katërt për Vllazninë pas një rrëmuje në zonë. Tifozët shkodran marrin frymë lirisht vetëm në minutën e 96-të, ku Kaina Nunjes Da Silva realizoi një gol shumë të bukur duke sigluar shifrat përfundimtare në 5-3.

Një ndeshje u zhvillua në kryeqytet, mes Tiranës dhe Skënderbeut. Bardheblutë e nisin sezonin me një fitore me poker golash, një sfidë ku u realizuan dy gola brenda gjashtë minutash. Behitrace kaloi fillimisht bardheblutë në avantazh në minutën e 4-ët pas një rrëmuje në zonë ndërsa dy minuta më pas Zhan Viktor barazoi rezultatin për Skënderbeun.

Në fundin e pjesës së parë Enea Jorgji akordoi një penallti në favor të bardhekuqve por me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka duke akorduar rivënie fundore për Tiranën. Pjesa e dytë nisi në malore për Skënderbeu teksa kapiteni Zguro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me lojtarë më pak. Tirana ushtrojë presion asfiksues në zonë duke gjetur golin e avantazhit me Ngo në minutën e 59-të.

Dhjetë minuta më pas ishte Vesel Limaj me një goditje të bukur nga jashtë zonë që dërgoi shifrat në 3-1. Me Skënderbeun të dorëzuar, Tirana gjeti dhe golin e katër, Ngoo përfitoi nga një gafë duke realizuar golin e katërt për Tiranën dhe të dytin personal. Në fund, Ilion Lika i bëri një dhuratë Mensah duke vendosur shifrat përfundimtare në 4-2.

Tags: laciSkënderbeuSuperligaTiranaVllaznia

JU SUGJEROJME

Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
Revista

Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit

30/01/2023
Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
Revista

Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë

30/01/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
Man United “poker” golash ndaj Newcastle, dopjetë e Ronaldos

Man United "poker" golash ndaj Newcastle, dopjetë e Ronaldos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In