ShowBizz

Festivali i 59 i Këngës/ Nën moderimin e kujt do të jenë artistët?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:39 - 05/11/20 |
mapo.al

26 artistë janë përzgjedhur për të konkurruar këtë vit në Festivalin e 59-të të Këngës. Pasi janë dëgjuar të gjitha produksionet e mbërritura, juria e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent  Bushpepa, kanë vendosur cilat këngë do të konkurrojnë këtë vit.






Mes artistëve të rinj bien në sy edhe ata të njohur si Anxhela Peristeri, Era Rusi, Orgesa Zaimi, Manjola Nallbani, Rosela Gjylbegu etj. Artisti fitues pritet të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në festivalin europian, “Eurovision”, i cili këtë vit nuk u organizua për shkak të pandemisë.


Por, kush do e moderojë festivalin këtë vit?







Në një intervistë për “Wake up”, ishte vetë Jonida Vokshi e cila konfirmoi se do të ishte njëra prej moderatoreve të Festivalit të sivjetshëm.



Ndërkohë mësohet se tre prezantuesit e tjerë përveç Vokshit do të jenë: Klea Huta, Blendi Salaj dhe Gresa Pallaska. Kjo e fundit është aktore dhe është bërë e njohur me rolin e Trëndelinës në serialin shqiptar “Familja Moderne”.



Ndërsa Blendi Salaj ka një eksperiencë të gjatë në prezantim dhe Klea Huta duket se këtë vit ka vendosur t’i rikthehet fuqishëm punës si saj si moderatore.

Ajo u rikthye ditën e martë në ekranin e “Vizion Plus” nën drejtimin e spektaklit “Këngë Moj” pas një mungese shumë të gjatë në televizion. Kujtojmë se vitin e shkuar drejtimi i “Festivalit të Këngës” ju besua Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës.

Lista e plotë e pjesëmarrësve

Peng- Devis Xherahu

Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi

Kush je ti dashuri- Festina Mejzini

E morën botën- Franc Koruni

Pendesë- Inis Neziri

Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj

Më jep jetë- Gjergj Kaçinari

Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)

Tjerr- Evi Reçi

Vashëzo- Rosela Gjylbegu

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas