ShowBizz

Festivali i Kanës/ Rita Ora rrezikoi humbjen e 4 milionë $ bizhuteri







               Publikuar në : 13:11 - 24/05/19 |
mapo.al

Rita Ora mund të kishte humbur bizhuteritë me vlerë 4 milionë dollarë, që një markë super luksoze ia kishte besuar asaj për parakalimin në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës.


Asistentja e këngëtares shqiptare me famë botërore, të cilës i ishin besuar bizhuteritë, i kishte harruar këto të fundit në avionin ku po udhëtonin. Në kohën që ajo e kuptoi se bizhuteritë mungonin, avioni ishte nisur për fluturimin e tij të kthimit në aeroportin “Luton” të Londrës. Fatmirësisht, bizhuteritë iu rikthyen sërish Ritës.

“Dikush me kokën nga retë gati humbi disa miliona”– tha një polic me shaka duke treguar më tej se bizhuteritë u gjetën në Luton dhe u kthyen në Nice nëpërmjet aeroportit “Heathrow” të Londrës.

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas