Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Festivali ndërkombëtar i filmit “Travel Fest Albania” çeli edicionin e parë, pjesëmarrje nga e gjithë bota

by us er1
20/07/2022
in Aktualitet
0

Festivali ndërkombëtar i filmit Travel Fest Albania çeli edicionin e parë të hënën në Amfiteatrin e Liqenit Artificial me pjesëmarrjen e artistëve nga e gjithë bota.

Ky festival, i pari i llojit të tij në Shqipëri, ka kryefjalë natyrën, mjedisin dhe turizmin dhe një zhanër filmi të veçantë. Filmat pjesëmarrës fokusohen në zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmin natyror, duke eksploruar tendencat më novatore audiovizuale të përvojës së turizmit dhe udhëtimit nëpër botë.



Bashkia e Tiranës, Ministria e Turizmit dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë mbështesin festivalin. Të pranishëm në ceremoninë hapëse, nënkryetari i bashkisë Andi Seferi dhe Hubert Perr nga delegacioni i BE-së e vlerësuan iniciativën në promovimin e Shqipërisë në botë dhe si pjesë e aktivizmit në mbrojtje të mjedisit dhe natyrës.

Ndërsa ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, në një postim në facebook e përshkruan festivalin si bashkim të artit me turizmin e mjedisin.

Fituesit do të shpallen në një ceremoni të veçantë në ditën e fundit të festivalit më 24 korrik 2022. Autorët e pranishëm do të kenë mundësinë të vizitojnë disa prej pikave turistike në Tiranë për një përvojë të paharrueshme duke përfshirë turne, degustime gastronomike, ekspozita, vizita në muze, shfaqje kulturore etj.

Festivali do të mbahet nga 18 deri më 24 korrik, ku do të shfaqen 128 filma me temë turizmin dhe mjedisin nga 42 vende të botës. Filmat mund t’i shihni në Kinema Millenium dhe Qendra Multifunksionale “Ten” dhe Amfiteatri i Parkut Rinia.

Kategoritë e filmave në konkurim janë të larmishëm nga tema e natyrës, jeta e egër, alpinizmi, peizazhi, mjedisi dhe ekologjia, bota nënujore, biodiversiteti, flora, sportet ekstreme dhe aventurat, vendet historike, trashëgimia, ekspeditat dhe rrugëtimi, ushqimet dhe pijet etj.

Drejtor i Festivalit Pandeli Çeço shprehet se e veçanta e këtij festivali është mënyra e xhirimit të tyre, pasi regjisorët nuk ulen në poltrona në një skenë xhirimi, por xhirojnë në natyrë, ndonjëherë edhe në kushte të vështira ose dhe të rrezikshme.

Juria e festivalit përbëhet nga profesionistë në fushat e kinematografisë, artit, turizmit, gazetarisë dhe emra të njohur të organizatave ndërkombëtare me aktivitet rreth turizmit dhe mjedisit: Ema Andrea – kryetare,  Lendita Zeqiraj (Kosovë), Dejan Petrović (Serbi), Lutfi Dervishi, Clara García Parra (Spanjë), Roden Hoxha, Erjon Uka, Elias Mazloum (Liban), Beti Njuma dhe Gjergj Bojaxhi.

Tags: festival

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Një klinikë me emrin e jetës

Një klinikë me emrin e jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In