Jo vetëm Ermal Meta ka ardhur nga Italia për të mbushur sot plot sheshin “Skënderbej” në Tiranë, por bashkë me të duket se kanë zbarkuar aty edhe qindra motoçikleta italiane…
“Festivali i Vespa-ve” është duke u zhvilluar gjithashtu në sheshin qëndror të Tiranës, duke e mbushur plot me këtë motoçikletë simpatike vendin.
Poshtë monumentit të Gjergj Kastriotit, janë parkuar me dhjetëra “Vespa” në ngjyrave dhe vit-prodhimeve të ndryshme.
Shumë prej tyre janë të shumë viteve më parë, por sërish simpatike dhe plotësisht funksionale.
Fotot për “Mapo.al” janë mundësuar nga profesionalja “Albanian-Transport”, e cila nuk ka lënë pa fiksuar në fotot e saj as këtë aktivitet të lezetshëm./Albanian-Transport/Mapo.al/