Është organizuar tek varrezat “Dëshmorët e Kombit” ceremonia e 70 vjetorit të Çlirimit të vendit, ku merrnin pjesë krerët më të lartë të shtetit. Të pranishëm në ceremoni ishin presidenti i Republikës Bujar Nishani, kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zv/kryetarja e Bashkisë së Tiranës Nevila Xhindi, ministra dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe një numër i madh veteranësh.
Të pranishmit kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” dhe janë përkulur përpara sakrificës të atyre dëshmorëve që kanë dhënë jetën për çlirimin e vendit.
Ceremonia ka përfunduar me intonimin e himnit kombëtar.