ShowBizz

Festojnë ditëlindjen e Ajkës, Besi dhe Xhensila i zbulojnë fytyrën






               Publikuar në : 12:47 - 12/07/19 |
mapo.al

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë fiks një vit më parë, të një vogëlusheje të cilën vendosën ta quanin Ajka. Ndonëse janë treguar gjithnjë tejet të kujdesshëm ndaj ekspozimit të portretit të saj, çifti ka vendosur që në 1 vjetorin e lindjes, krahas fjalëve të ndjera, të zbulojë edhe pamjen e vogëlushes, që nga ç’mund të kuptohet është fotografuar disa orë pas lindjes.


Fjalët e ëmbla të Besit dedikuar së bijës:



O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tënde të parë. Unë nuk do të të shkruaj shumë gjatë sepse mami yt ka 3 ditë që po shkruan urimin për ty edhe akoma nuk e ka mbaruar. Ç’ti bëjmë qaramanes…Ekziston një forcë aq e madhe tërheqjeje në botë që quhet DASHURI. U rritsh me dashuri edhe dhënç vetëm dashuri. Lutu gjithmonë që të kesh sy që shohin më të mirën tek të tjerët.

Të kesh zemër që fal më të keqen, një mendje që e harron të keqen dhe një shpirt që nuk e humbet kurrë besimin te Zoti. Ne po të mësojmë si të ecësh vetë, si bën qeni apo macja, të thuash “Besi” edhe “Xhensila” (këtë mezi e shqiptojnë edhe të rriturit në fakt).Por sa po mësojmë edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje.Ta dish që të dua aq shumë sa kam mësuar çdo këngë fëmijësh përmendësh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” . Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim”

Fjalët e ndjera të Xhensilës dedikuar së bijës:

Për nektarin e jetës sime, bija ime, mbrëmë e kisha të pamundur të flija e mezi prisja të hapje sytë e ëmbël. E ndjej akoma aromën dhe faqet e ngrohta të tuat kur të sollën tek unë. Ma ngrohën shpirtin si askush më parë në jetë, ndjesia hyjnore. Ditëlindja jote, dita më e bukur e jetës sime. Lutja ime, me ty njoha edhe më shumë Zotin, kuptova se sa shumë dashuri dhe dhembshuri ndjen ai për ne. Ti solle lutjen…Lutem për ty sa hap sytë dhe gjumi më zë duke falenderuar Zotin për mrekullinë që na solli ne jetën. Nuk të dhuruam ne jetën, ti na dhe botën.

Ne të dyja kemi qendruar 24 orë bashkë, kemi qeshur, kemi kërcyer, kemi qarë të dyja kur ti ke bërë vaksinat, kur të dhimbte barku, e tani që po të dalin kicat (dhëmbët), kemi eksploruar botën bashkë përreth. Nuk po mëson ti nga unë, unë po mësoj nga ty, po e shoh botën vetëm nga sytë e tu dhe e di sa shumë ngjyra, pastërti, gëzim po shohin sytë e mi tani? Na presin dhe shumë vite për të mesuar nga njëra tjetra, shoqja, motra, bija ime.

Ne ia dolëm zonjushë Ajka, të përjetojmë më të bukurin vit me plot sfida e mësime. Ti ke fuqinë, ti më ndyshove mua dhe jetën time përgjithmonë. Mos e harro kurrë, kurrë mos ndjej frikë, kur ti të kalosh përmes ujrave mami do jetë me ty. Në fillim unë dhe babi kishim njëri-tjetrin, tani kemi gjithçka. Ajka, ëndrra jonë e bërë realitet!

<
>
5d28498e4487c66364898_2313157655433569_4524041124783849472_n 5d284975f397464506819_872648783097505_5694788199663009792_n 5d28498460ecb66293233_416034588995550_8214973428684292096_n 5d284998820d067184237_611591289364649_3401388604059025408_n 5d2849a35507467354476_637995266712399_8846479023019130880_n


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas