Bashkëshortja e aktorit Gaz Paja, Ira Seferi, ka festuar mbrëmë 25 vjetorin e lindjes. Ajo ka publikuar sot në llogarinë personale në “Instagram” disa foto dhe video që tregojnë atmosferën e ditëlindjes së saj.
Mirëpo, vëmendja tërhiqet pikërisht nga barku i saj rrumbullakosur, ndonëse Ira shihet e veshur me një fustan të gjatë dhe paksa të fryrë.
Risjellim në vëmendje se çifti, me një diferencë moshe prej 16-17 vitesh, janë në pritje të një djali. Lajmi i shtatzënisë u bë i ditur nga vetë aktori, në një intervistë televizive.