Gazmend Ukali, 27 vjeç, nga Kërçova dhe e fejuara e tij Albina Belluli, 23 vjeçe nga Tetova, ishin në mesin e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm.
Autobusi me të cilin ata udhëtonin u përfshi nga flakët në autostradën Struma të Bullgarisë, duke lënë të vdekur 45 persona.
Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa të premten festoi ditëlindjen e 27-të me të fejuarën e tij në Stamboll.
Orët e para të mëngjesit të sotëm ata po ktheheshin në Maqedoninë e Veriut përmes Bullgarisë kur autobusi u aksidentua dhe si pasojë u përfshi nga flakët, duke lënë të vdekur 45 pasagjerë, pjesa dërrmuese shqiptarë.