Aktualitet

Festuan si të çmendur, Liverpool “dënon” tifozët: E papranueshme





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:03 - 27/06/20 |
mapo.al

“E papranueshme”.


Përmes një komunikate për shtyp, Liverpool dënoi sjelljen e tifozëve të tij, që në mbrëmjen mes të enjtes e të premtes kanë festuar triumfin në Premier League pas 30 vjetësh “duke injoruar distancimin social e rrezikun për sigurinë publike”, pavarësisht apelit të klubit e policisë për rrezikun ende ekzistent të Covid-19.


“Rreziku potencial i një vale të dytë të Covid-19 ekziston akoma – lexohet në komunikatën për shtyp të Reds – e duhet të punojmë së bashku për tu siguruar të mos fshijmë të gjithë atë punë që është bërë gjatë lockdoën.


Kur të jenë kushtet e sigurisë, do të punojmë të gjithë bashkë për të organizuar një paradë për të festuar të gjithë bashkë fitoren. Deri në atë moment, siguria e qytetit tonë e të njerëzve tanë vazhdon të jetë prioriteti ynë numër një”.



Etiketa: , , ,

Pas