fbpx

Aktualitet

Festuan si ushtarë në Paris, Franca i kërkon UEFA-s dënim për Turqinë





               Publikuar në : 12:37 - 15/10/19 |
mapo.al

Pasi festuan si ushtarë pas golit në ndeshjen kundër Shqipërisë, u nis një hetim me qëllim dënimin e kombëtares turke nga UEFA. Mirëpo, pavarësisht se festimi i tyre me gjeste antisportive mund të sjell një dënim nga UEFA, futbollistët turk nuk nguruan ta bëjnë diçka të tillë edhe mes Parisit, në sfidën ndaj Francës.

Në kulmin e tensionit politik, ku ushtria e Erdogan vijon ofensivën ndaj kurdëve në Siri, festimi ushtarak i futbollistëve të Turqisë vijon të prodhojë shumë polemika, por lojtarët duken të bindur dhe të vetëdijshëm në atë që bëjë në fushën e lojës.


Këtë e shprehu edhe Calhanglu menjëherë pas ndeshjes. “Mbështesim 100% kombin tonë”, u shpreh sulmuesi i Milanit.



Kjo sjellje e futbollistëve turq ka kaluar çdo limit sportiv dhe nuk është pritur aspak mirë nga vendet e tjera europiane, mbi të gjitha nga Franca dhe Gjermania.


Presidenti Macron nuk ishte i pranishëm në stadium, as ministri i jashtëm, por vetëm ministrja e sportit, Roxana Maranineanu e cila me anë të një postimi në ‘Twitter’ kërkon një dënim ekzemplar nga UEFA.


Etiketa: , , , ,

Pas