Ekonomi

Fibank Albania vijon të rrisë prezencën e saj në treg




               Publikuar në : 14:54 - 08/02/19 |
mapo.al

Viti 2019 filloi me hapjen e një tjetër dege të Fibank në Tiranëe. Dega e re ndodhet në zonën e Unazës së Re dhe është kurorëzimi i një pune të palodhur të një ekipi të përkushtuar ndaj suksesit.


Gjate vitit  që lamë pas Fibank ka qenë një nga bankat më aktive në treg. Ka mbyllur edhe vitin 2018 me rezultate të shkëlqyera finaciare dhe ka hapur 4 degë të reja. Kjo gjë konfirmon edhe një herë pozicionin tashmë të konsoliduar të Fibank në tregun shqiptar.

“Ne jemi të angazhur me çdo mjet që disponojmë që të shkojmë më pranë klientëve tanë, kudo që ata ndodhen, duke synuar që të ofrojmë një shërbim të shkëlqyer dhe lehtësim të çdo hapi në marrëdhënien e klientit me financat.” thotë Drejtori i Përgjithshëm i Fibank, z. Bozhidar Todorov.

“Ne besojmë fort në një partneritet të ndërsjellë me klientët tanë ekzitues, por edhe në ata potencialë, të cilët janë në kërkim të një mbështetje të fortë për sipëermarrjet e tyre të përditshme.”

Fibank Albania është, pa diskutim, një ndër bankat më aktive në fushën e  kredidhënies si për individë ashtu edhe për biznese, duke ofruar kushtet më të favorshme, në përputhje me nevojat dhe kërkesat e klientëve. Përpos kësaj, normat e interesit për depozitat janë ndër më konkurrueset dhe atraktivet në tregun bankar në Shqipëri.



loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas