Aktualitet

Fibank, banka me rritjen më të shpejtë në Shqipëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:48 - 07/05/21 |
mapo.al

Bozhidar Todorov – CEO – Fibank Albania

Fibank konsolidon pozicionin e saj si banka me rritjen më të shpejtë në Shqipëri

Viti 2020 –






Fibank Albania arriti të ruajë qëndrueshmëri dhe rezultate te mira financiare pavarësisht se sa i vështirë ishte viti 2020. Treguesit e performancës së bankës sonë vazhduan të ndjekin trendin rritës të viteve të fundit në fitim, kapitalizim dhe likuiditet. Ne vazhduam huadhënien dhe e intensifikuam mbështetjen tonë për klientët në mënyrë që të mos i linim ata në vështirësi duke marrë parasysh specifikat e situatës. Prova e vërtetë për qasjen tonë është rritja e portofolit të kredisë me rreth 20%, ndër më të lartat në sistemin bankar.


Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia Fibank shenoi rritje edhe në treguesit e tjerë kryesorë, me një normë rritjeje mbi mesataren e sistemit bankar në aktive dhe depozita, duke konsoliduar pozicionin e saj si banka me rritjen më të shpejtë në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit .







Fibank Albania investoi në mënyrë të konsiderueshme në përshtatjen me ndryshimet dhe teknologjitë e reja. Në këtë drejtim, gjatë vitit ne kemi përmirësuar platformën e-banking dhe kemi futur në përdorim një platformë Mobile Banking me përdorim të lehtë, e cila u mundëson klientëve të saj që të kryejnë shumicën e operacioneve në internet. Për më tepër, ne investuam në ATM të reja të teknologjisë së lartë të cilat u ofrojnë kartëmbajtësve mundësinë e pagesave 24/7 përmes funksionalitetit të depozitimit të cash-it. Vlen gjithashtu të përmenden investimet tona të mëtejshme në rritjen e sigurisë, si prezantimi i funksionit të sigurisë 3D për të gjitha kartat dhe përmirësimet e sistemeve në zgjidhje dixhitale.



Pavarësisht nga shumë sfida dhe vështirësi, rezultatet financiare të Fibank ishin dukshëm pozitive dhe perspektiva e dixhitalizimit hapi rrugën e saj për shumë projekte të reja interesante.



Viti 2021 –

Për vitin 2021 kemi një plan shumë ambicioz sepse shohim se ka mundësi për rritjen e biznesit të klientëve tanë. Fibank do të vazhdojë të luajë rolin e saj kryesor si ndërmjetës financiar dhe të jetë një mbështetës i madh për klientët dhe ekonominë e vendit në përgjithësi.

Do të vazhdojmë të përgatisim oferta speciale për klientët individë dhe të biznesit për të gjitha produktet dhe shërbimet bankare si huatë, depozitat, obligacionet qeveritare dhe kartat që synojnë të rrisin pjesën tonë të tregut, duke u pozicionuar në treg si një bankë me rritje të shpejtë.

Ne jemi duke investuar shumë në teknologji për zhvillime të reja në këtë fushë si dixhitalizimi i mëtejshëm dhe produktet online. Kjo nuk është më e ardhmja, por e tashmja duke marrë parasysh nevojat reale në këtë situatë. Përmes platformave bankare dixhitale lehtësohen operacionet bankare të klientëve dhe të gjitha bankat po investojnë dhe po shkojnë drejt këtij orientimi. Duke marrë parasysh investimet e bëra dhe ato afatshkurtra të planifikuara në Fibank do të ofrojmë zgjidhje të shkëlqyera bankare dixhitale për të gjithë klientët.

1



CLOSE
CLOSE
Pas